Marsela Çibukaj bëhet nënë
Këngëtarja shqiptare Marsela Çibukaj është bërë nënë për herë të parë.
DIASPORË — Këngëtarja e njohur shqiptare Marsela Çibukaj është bërë nënë për herë të parë. Artistja dhe partneri i saj, Vitmar Basha, kanë mirëpritur në jetë një djalë. Çifti ka zgjedhur një emër të veçantë për vogëlushin e tyre: Dajt Basha. Lajmi u ndar në rrjetet sociale nga Marsela, ku ajo publikoi disa foto nga kjo periudhë e veçantë. Njëra prej fotove tregon Marselën gjatë shtatzënisë, ndërsa në një tjetër ajo dhe Vitmari mbajnë këmbët e vogla të djalit të tyre. Çifti ka nisur një lidhje romantike që nga viti 2018 dhe tashmë është gëzuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Dajt.
Marsela dhe Vitmari janë njohur për muzikën dhe aktivitetin e tyre në rrjetet sociale. Ata kanë ndarë shumë momente të bukura dhe të ëmbla me fansat e tyre, dhe tani ata po gëzojnë një nga momentet më të ëmbla të jetës së tyre.