Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Kush synon bashkëpunim ushtarak?

Maqedonia dhe Gjermania

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

SKOPJË — Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski realizoi takim me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (FA) të Republikës Federale të Gjermanisë, gjeneralin Karsten Brojer. Mickoski në një postim në profilin e tij në Fejsbuk thekson se në takim është biseduar për përparimin e bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje, forcimin e partneritetit në kuadër të NATO-s, si dhe sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet Evropa.

Kush synon bashkëpunim ushtarak?
Foto: Ilustrim · Presidency in Tirana, Albania (CC BY-SA 2.0) / Wikimedia Commons

Sipas Tetova Sot, takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Armatën dhe Shtetin e Maqedonisë, ku gjenerali Brojer realizoi takim me kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajorin Sashko Lafçiski, ministrin e Mbrojtjes Vllado Misajllovski, si dhe presidenten e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova.

“Sot u takuam me kryeshefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjermane, gjeneralin Karsten Brojer. Biseduam për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje, forcimin e partneritetit në kuadër të NATO-s, si dhe sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet Evropa. Së bashku konfirmuam vendosmërinë tonë për thellimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të përvojave, aktiviteteve të përbashkëta dhe zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve të forcave të armatosura, me qëllim forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike”, thekson Mickoski.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/mickoski-brojer-maqedonia-e-veriut-dhe-gjermania-drejt-bashkepunimit-me-te-ngushte-ushtarak/

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Vërmicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme