Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK

Ministri i Mbrojtjes njofton se 209 rekrutë kanë nisur stërvitjen bazë ushtarake.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se 209 rekrutë të rinj kanë filluar stërvitjen ushtarake bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo zhvillohet pak ditë pasi 515 të rinj dhe të reja dhanë betimin solemn dhe iu bashkuan radhëve të kësaj force.

Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Foto: veriu.info

Gjatë kësaj faze, rekrutët do të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme ushtarake për t'i vënë në shërbim të mbrojtjes së vendit. «Krahas investimeve në armatim dhe pajisje moderne, po vazhdojmë të investojmë edhe në përgatitjen e ushtarëve tanë, sepse personeli i mirëtrajnuar dhe profesional është themeli i një force të aftë dhe të gatshme për t'u përballur me sfidat e së ardhmes», ka deklaruar Maqedonci, duke u uruar suksese pjesëmarrësve në rrugëtimin e tyre ushtarak.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Batllavë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme