Majko: Fjalimi im në Asamblenë e PS nuk trajtoi video erotike
Ish-deputeti socialist reagon ndaj lajmeve rreth mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me raportimet mediatike rreth fjalës së tij të mbajtur në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ai ka mohuar se është shqetësuar për erotizmin apo jetën private të kolegëve të tij, duke sqaruar se në fokus të ndërhyrjes së tij ishin kontaktet e papërshtatshme me krimin e organizuar.
Majko thekson se gjatë mbledhjeve ka kërkuar largimin nga politika të personave që kanë lidhje të tilla, duke shtuar se kishte përmendur vetëm një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK. «Kam folur për kontaktet e papërshtatshme dhe diskredituese me krimin e organizuar. Në mbledhje kërkova që këta njerëz duhet të largohen nga politika», shprehet ai, duke shtuar se gazetari i vetëm që e kishte pyetur për të konfirmuar deklarimet ishte Muhamed Veliu.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar