Dardan Avdylaj mposht boksierin austriak Aleksandar Mraovic
Boksieri shqiptar Dardan Avdylaj shënon fitore ndaj Aleksandar Mraovic në Austri.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Boksieri shqiptar Dardan Avdylaj ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj austriakut Aleksandar Mraovic, i njohur me nofkën “Austrian Bull”. Dueli është zhvilluar në kuadër të eventit “Sparta Royale 9” në Austri, ku Avdylaj triumfoi me vendim të gjyqtarëve pas një përballjeje të fortë dhe mjaft luftuese.
Përballja ishte e rivalizuar nga fillimi deri në fund, ku të dy boksierët nuk u kursyen në ring dhe shkëmbyen goditje të fuqishme pa u tërhequr. Në fund, ishte Dardan Avdylaj ai që bindi gjyqtarët dhe mori fitoren, duke regjistruar një tjetër sukses në karrierën e tij përballë një kundërshtari të njohur në skenën e boksit austriak.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar