Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Lushaku: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të ketë gjykim të drejtë

Deputetja e LDK-së flet për strategjinë shtetërore rreth procesit në Hagë dhe mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka deklaruar se institucionet vendase kanë detyrim të ndërmarrin çdo hap të mundshëm për të garantuar një proces të drejtë gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë një paraqitje televizive, ajo ka diskutuar mbi takimin e grupit punues të thirrur për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Lushaku: Si shtet, e kemi obligim që në Hagë të ketë gjykim të drejtë
Foto: ekonomiaonline.com
Video · YouTube ↗

Lushaku ka theksuar se qëllimi i këtij grupi është ndërtimi i një platforme që i del ballë këtij gjykimi me kushtet e duhura. «Ky grup synon që shteti i Kosovës të krijojë një strategji shtetërore kundrejt procesit i cili është në Hagë, me qëllim final që të ketë një proces fer, duke mbrojtur të drejtat e njeriut, procedurat dhe gjithë përshkrimin e punës që ka vetë gjykata», ka shpjeguar ajo, duke shtuar se «si shtet e kemi obligim që të bëjmë gjithçka që të sigurojmë që atje të ketë një gjykim fer, një proces fer dhe që i del ballë këtij gjykimi, duke ofruar të gjitha kushtet dhe procesin sa më të drejtë».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme