Lushaku-Sadriu: Qëndrimi i LDK-së ndaj Dhomave të Specializuara mbetet i pandryshueshëm
Shefja e deputetëve të LDK-së deklaron se nuk ka ende informacione se si do të vazhdohet me pikat e mbetura në Kryesinë e Kuvendit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se ende nuk ka informacione rreth mënyrës se si do të vazhdohet me trajtimin e pikave të mbetura në Kryesinë e Kuvendit, pas ndërprerjes së punimeve. Sipas saj, administrata dhe kryesia nuk e kanë sqaruar këtë çështje.
Duke u ndalur te Ligji për Dhomat e Specializuara, Lushaku-Sadriu ritheksoi se partia e saj ka një pozicion të qartë kundër këtij ligji. «Ne kemi qëndrim tepër të qartë sa i përket ligjit. I kemi argumentet tona që i kemi adresuar disa herë, të cilat kanë të bëjnë edhe me rrugën që po ndiqet, por edhe me përmbajtjen dhe ndikimin ndërkombëtar që mund ta ketë ky ligj», u shpreh ajo, duke shtuar se qëndrimi i tyre është i pandryshueshëm.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar