Lushaku-Sadriu: Pushteti po i ikën përgjegjësisë për integrimin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kritikuar qeverinë se po përpiqet t'ia bartë Bashkimit Evropian fajin për ngecjet në rrugën evropiane.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj pushtetit për qasjen e mbajtur karshi procesit të integrimit evropian, duke e akuzuar ekzekutivin se po përpiqet t’ia faturojë Bashkimit Evropian përgjegjësinë për ngecjet e shënuara. Sipas saj, gjatë seancës parlamentare të thirrur për të kërkuar llogaridhënie rreth ngecjeve në rrugën drejt BE-së, përfaqësuesit e qeverisë i kishin orientuar kritikat e tyre drejt Brukselit, në vend që të përqendroheshin te përmbushja e rekomandimeve. Ligjvënësja e opozitës ka cilësuar si të papranueshme edhe kërkesën e përfaqësuesve të pushtetit që Bashkimi Evropian të kërkojë falje dhe të korrigjojë raportin për vendin, duke shtuar se një qasje e tillë po i sjell dëme të mëdha Kosovës. «Është e turpshme deri ku ka arritur përpjekja për t’iu shmangur përgjegjësisë. Një pushtet që duhet t’i përmbushë rekomandimet, tash i kërkon llogari atij që na vlerëson», ka shkruar ajo, teksa ka përmbyllur shqetësimin e saj me vlerësimin se «Mjerë Kosova për mendësinë dhe humbjet që po ia shkaktoni».
Siç raportoi Zhurma më 7 nëntor 2026, Lushaku-Sadriu kishte kritikuar Qeverinë pas gjetjeve të Raportit të Progresit, duke theksuar se shteti është në mungesë dhe se dokumenti evidenton zero progres në agjendën evropiane.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar