Lushaku-Sadriu: 16 orë spektakël në Kuvend për interesat e pushtetit
Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu ka kritikuar seancën maratonike të Kuvendit, duke e quajtur dëshmi të krizës së shumicës parlamentare.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar ashpër pas përfundimit të seancës së Kuvendit, e cila filloi në mesditë dhe vazhdoi deri pas orës dy të mëngjesit për miratimin në lexim të parë të Buxhetit dhe projektligjeve të tjera. Sipas saj, ky zhvillim tregon qartë krizën e shumicës parlamentare.
Lushaku-Sadriu u shpreh se në vend të një debatit përmbajtësor për ligjet që ndikojnë te qytetarët, Kuvendi u shndërrua në një hapësirë përplasjesh dhe sjelljesh të pahijshme. Ajo theksoi se buxheti u miratua përmes një kulture politike të spektaklit dhe arrogancës, duke i dhënë përparësi interesave të KEDS-it. «Në fund të fundit, Kuvendi mbajti 16 orë spektakël, për t’i vendosur interesat e pushtetit përpara jetës së qytetarit!» deklaroi ajo ndër të tjera.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar