Ibishi: Mospatja e gomave të dimrit për veturat e Policisë është e papranueshme
Eksperti i sigurisë kritikon mungesën e pajisjeve dimërore për veturat e Policisë së Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kritikuar mungesën e gomave dimërore për veturat e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar të papranueshme që një institucion që kërkon nga qytetarët zbatimin e ligjit të mos i ketë kushtet për përmbushjen e detyrave të veta. I ftuar në emisionin «DPT te Fidani» në Klan Kosova, ai ka theksuar se Policia duhet të përgatitet për sezonin dimëror para se t'u kërkojë qytetarëve respektimin e rregullave për pajisjen e automjeteve.
Ibishi ka shtuar se deklarimet për ekzistimin e rezervave janë të paqëndrueshme, pasi furnizimi me pajisjet e nevojshme duhet të planifikohet me kohë. «Policia duhet të kërkojë nga qytetarët zbatimin e ligjit për kalimin nga sezoni veror në atë dimëror, por kur vetë Policia nuk i ka kushtet e nevojshme, atëherë bie në kundërshtim me zbatimin e ligjit», u shpreh ai, duke shtuar se sezoni nuk pret dhe se gjërat duhet të rregullohen në mënyrë që Policia të jetë e gatshme.
Gjithashtu, ai ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet institucioneve për të shmangur mungesa të tilla, të cilat mund të ndikojnë te funksionimi, mbrojtja dhe reagimi i Policisë në raste nevoje.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar