Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Lushaj: Kokë turku nuk bëhem, nuk duan ta rrëzojnë Ramën

Reperi Arkimed Lushaj ka paralajmëruar largimin nga protesta pas incidenteve të fundit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka paralajmëruar largimin e tij nga protesta aktuale. Reagimi i tij vjen një ditë pas incidenteve të regjistruara në protestën e së shtunës, ku deputetë të Partisë Demokratike nuk u pranuan nga studentët. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, reperi ka shprehur pakënaqësi të thellë me mënyrën e zhvillimit të qëndresës, duke theksuar se ajo nuk po drejtohet drejt rrëzimit të qeverisë.

Lushaj: Kokë turku nuk bëhem, nuk duan ta rrëzojnë Ramën
Foto: javanews.al

Lushaj ka deklaruar se nuk ka ndërmend të sakrifikohet kot dhe se për rrëzimin e një shteti nevojitet një kryengritje. «Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrëzu Ramën. E gëzofshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jua shpjegoj që s’dun me e rrëzu Edi Ramën», ka shprehur ai ndër të tjera, duke shtuar se nuk do të rraskapitet çdo ditë pa lidhje pasi pushteti i shtetit fuqizohet ndryshe.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme