Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:12 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport BOTA

Lugano në epërsi ndaj Dukagjinit — shënon Steffen

Renato Steffen shënoi në minutën e 31-të të ndeshjes së parë kualifikuese për Ligën e Konferencës.

Redaksia ZHURMA 21:28 Përditësuar 07:20 1 min lexim
Lugano në epërsi ndaj Dukagjinit — shënon Steffen
FOTO · Foto: A. Buser / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

LUGANO — Skuadra zvicerane Lugano ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit të Klinës në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Renato Steffen shënoi golin e parë të këtij takimi për rezultatin 1:0 në minutën e 31-të.

Zviceranët shfaqën më shumë nga loja gjatë këtij fraksioni dhe patën në përqindje më të madhe posedimin e topit. Në këtë pjesë të parë, skuadra zvicerane arriti të kontrollojë lojën duke e mbyllur atë me epërsi pas 45 minutave.

Nga ana tjetër, klinasit, si fitues të Kupës së Kosovës, nuk u shfaqën të rrezikshëm gjatë 45 minutave të para të lojës. Ata nuk arritën të rrezikonin portën e skuadrës zvicerane në asnjë moment të këtij fraksioni.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Komentet