LSDM: Shporta minimale arrin në 70.827 denarë, familjeve u duhen 90 mijë
Vlera e shportës minimale sindikale në muajin nëntor shënoi rritje të re prej 469 denarësh krahasuar me muajin paraprak.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Shpenzimet për jetesë në Maqedoninë e Veriut shënuar rritje të re, ndërsa sipas LSDM-së opozitare vlera e shportës minimale sindikale në muajin nëntor ka arritur në 70.827 denarë. Kjo shifër paraqet një shtesë prej 469 denarësh krahasuar me muajin paraprak, ndërsa partia thekson se me përfshirjen e qirasë së banesës shpenzimet mujore të një familjeje arrijnë rreth 90.000 denarë.
Sipas partisë opozitare, as tri paga minimale nuk mjaftojnë për të mbuluar këto shpenzime, duke shtuar se vetëm për ushqim dhe pije shpenzohen rreth 26.000 denarë në muaj. «Njerëzit mezi po ia dalin mbanë, sepse pagat nuk e ndjekin rritjen e çmimeve», thuhet në reagimin e LSDM-së, e cila kritikon gjithashtu refuzimin e kërkesës për rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe paralajmëron se shtrenjtimi i energjisë elektrike e ngrohjes nga viti 2027 do ta rëndojë më tej buxhetin familjar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar