Llapi triumfon ndaj Malishevës në Superligën e Kosovës
Llapi ka realizuar një përmbysje në udhëtim ndaj Malishevës për të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
MALISHEVË — Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka regjistruar një fitore të rëndësishme në stadiumin «Liman Gegaj» kundër Malishevës, duke triumfuar me rezultatin 3:2 në kuadër të xhiros së 15-të të AlbiMall Superligës së Kosovës. Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 23-të përmes Xhemal Ibishit, mirëpo Llapi barazoi menjëherë dy minuta më vonë me Fiton Ademin. Para përfundimit të pjesës së parë, Kreshnik Uka shënoi për Malishevën duke e çuar rezultatin në 2:1.
Në pjesën e dytë, Fiton Ademi barazoi sërish shifrat në 2:2 në minutën e 61-të. Situata e vendasve u vështirësua pas përjashtimit të mbrojtësit Arlind Veliu, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Duke shfrytëzuar epërsinë numerike në fushë, Pjero Shkariq realizoi nga afërsia golin e fitores në minutën e 82-të. Pas këtij takimi, Malisheva mbetet në pozitën e dytë me 30 pikë, ndërsa Llapi renditet në vendin e tetë me 14 pikë të grumbulluara pas 15 ndeshjesh.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



