Ndeshje sportive në Dragash për shënimin e 28 Nëntorit
Nxënësit e shkollës së mesme zhvilluan ndeshje në futboll dhe volejboll në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Flamurit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në sallën e sportit të Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” janë zhvilluar përballje sportive në futboll dhe volejboll. Këto aktivitete u organizuan nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Dragashit, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Ndeshjet u ndoqën nga afër prej nënkryetarit të komunës, drejtorit të arsimit, drejtoreshës së kulturës, drejtorit të shkollës dhe kryetarit të degës së OVL UÇK-së në Sharr. Ndërkohë, shënimi i kësaj feste do të vazhdojë me akademi solemne, homazhe dhe performancë artistike nga SHKA “Bresana”.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


