Lladrovci: Jakup Krasniqi është ndër heronjtë e lirisë
Kryetari i Komunës së Drenasit vlerëson kontributin e ish-kryetarit të Kuvendit gjತೆ ceremonisë së përurimit në Negroc.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart kontributin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në organizimin e aktiviteteve për çlirimin dhe shtetndërtimin e vendit. Gjatë ceremonisë së përurimit të lapidarit të tij dhe të tri shkronjave të UÇK-së në fshatin Negroc, Lladrovci ka treguar se për kontributin e Krasniqit kishte dëgjuar edhe nga ish-bashkëluftëtarët Ilaz Kodra dhe Fadil Gashi, ndërsa ka kujtuar ngjarje nga koha e rezistencës dhe aksionet e para që i paraprinë themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Siç raportoi Zhurma më 26 nëntor 2026, në vendlindjen e Jakup Krasniqit ishte zbuluar obelisku dhe tri shkronjat simbolike të UÇK-së. Ndërkaq, duke folur për sfidat aktuale në Gjykatën Speciale në Hagë, Lladrovci ka deklaruar: «Baci Jakup ka dhënë kontribut shumë të çmueshëm në shtetndërtimin, në çlirimin e vendit, shtetndërtimin e vendit dhe tash po përballen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës dhe unë personalisht shpresoj me bindje të madhe se Apeli do t’i lirojë, sepse heronjtë tanë Baci Jakup, Hashimi, Kadria, Rexha, Cali dhe të tjerët janë heronj të lirisë së Kosovës dhe janë ata që nuk kanë bërë asnjë krim, por e kanë ruajtur, e kanë mbrojtur, e kanë mbështetur popullin tonë».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



