Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:34 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Ekonomi MKD

Publikohet lista e borxhlinjve – a është emri yt ose i ndonjë biznesi që njeh?

Zyra e të Ardhurave Publike publikon 2,007 emra me borxhe të papaguara deri më 30.06.2026

Redaksia ZHURMA 14:24 Përditësuar 17:34 1 min lexim
Publikohet lista e borxhlinjve – a është emri yt ose i ndonjë biznesi që njeh?
FOTO · Ilustrim · Euro coins and banknotes (cropped) (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Zyra e të Ardhurave Publike ka publikuar Listën e Debitorëve Nr. 7/2026 për borxhet e papaguara deri më 30.03.2026 dhe të papaguara deri më 30.06.2026 bazuar në TVSH, tatimin mbi fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale, kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore, akcizat dhe taksat doganore. Lista e Debitorëve Nr. 07/2026 publikoi 2,007 debitorë – persona juridikë (66 më shumë se lista e mëparshme) dhe 3,149 individë (32 më shumë se lista e mëparshme).
Borzhi neto i publikuar në Listën nr. 06/2026 arrin në 13.076.222.055 denarë (162.229.651 denarë më shumë se në listën e mëparshme). Borxhi neto për taksa dhe kontribute arrin në 12.862.649.581 denarë (139.244.510 më shumë se lista e mëparshme), ndërsa borxhi për detyrime doganore është 213.572.474 denarë (22.985.141 më shumë se lista e mëparshme).
Lista e plotë e debitorëve mund të shihet këtu.

Burim: Alsat-M, https://alsat.mk/publikohet-lista-e-borxhlinjve-a-eshte-emri-yt-ose-i-ndonje-biznesi-qe-njeh/
— Redaksia ZHURMA

Komentet