Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:19 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë RAJ

Kufiri i Bajakovës normalizohet — ambasadori i Kosovës viziton radhët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Ambasada e Kosovës në Kroaci po vazhdon monitorimin e gjendjes në pikat kufitare

Redaksia ZHURMA 06:08 Përditësuar 16:33 1 min lexim
Kufiri i Bajakovës normalizohet — ambasadori i Kosovës viziton radhët
FOTO · Foto: Border crossing Bajakovo (3) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Bajakovë, Kroaci: Situata në pikën kufitare Bajakovo mes Kroacisë dhe Serbisë është normalizuar, ndërsa qarkullimi i udhëtarëve po zhvillohet pa vonesat e mëdha të raportuara gjatë ditës. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se përmes Ambasadës së Kosovës në Kroaci ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kufitare për të përcjellë situatën dhe për të ofruar mbështetje për bashkatdhetarët.

Sipas MPJD-së, pritjet e krijuara gjatë ditës kanë ardhur kryesisht si pasojë e procedurave të reja të kontrollit kufitar përmes Sistemit të Hyrje/Daljes (EES), i cili ka ndikuar në ngadalësimin e përkohshëm të kalimeve. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, së bashku me stafin e ambasadës, ka vizituar pikën kufitare Bajakovo dhe është takuar me udhëtarët që ndodheshin në pritje.

MPJD ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e gjendjes në pikat kufitare dhe informimin e qytetarëve, sidomos gjatë sezonit veror kur fluksi i mërgimtarëve është më i lartë. Si kontribuon brezi i ri i gjelbër në kufirin Kosovë‑Shqipëri për parandalimin e zjarreve? Ku janë tre kosovaret e zhdukur nga Shkupi?

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Komentet