Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Premte · 24 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

La Liga ruan rregulloren aktuale — pauza për hidratim vetëm mbi 30 gradë

Pauzat lejohen në temperatura të larta, sipas rregullores së reja

Redaksia ZHURMA + Ruaj
La Liga ruan rregulloren aktuale — pauza për hidratim vetëm mbi 30 gradë
FOTO · Foto: Camp Nou, La Liga match (Ank Kumar) 01 / Wikimedia Commons

MADRID — La Liga ka vendosur të mbajë në fuqi rregulloren aktuale për pauzat e hidratimit edhe për edicionin e ri, duke mos e bërë të detyrueshëm modelin që FIFA aplikoi gjatë Kupës së Botës. Sipas mediumit spanjoll "Mundo Deportivo", pauzat do të lejohen vetëm në raste të temperaturave të larta, siç parashikon rregullorja në fuqi.

Aty mund të autorizohen kur temperatura e parashikuar në kohën e zhvillimit të ndeshjes kalon 30 gradë Celsius. Kërkesa duhet t’i paraqitet arbitrit të paktën 30 minuta para fillimit të ndeshjes, ndërsa vendimi përfundimtar mbetet në kompetencën e tij.

Nëse miratohen, do të zhvillohen dy pauza për hidratim, zakonisht rreth minutës së 30-të të pjesës së parë dhe minutës së 75-të të takimit. Secila prej tyre mund të zgjasë deri në tre minuta. Vendimi i La Ligas vjen pasi FIFA aplikoi për herë të parë pauza të detyrueshme hidratimi në çdo ndeshje të Kupës së Botës, pavarësisht temperaturës.

Burim: Koha.net

Të ngjashme

Sport →