Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Rama: Chay Bowes është klloun i propagandës ruse i sanksionuar nga BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj komentatorit irlandez Chay Bowes.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Bashkimit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj komentatorit dhe gazetarit irlandez Chay Bowes. Kreu i qeverisë shqiptare e ka cilësuar atë si një «klloun të propagandës ruse» që është paguar nga Rusia, duke ndarë në platformën X edhe postimet e tij rreth zhvillimeve në Tiranë.

Rama: Chay Bowes është klloun i propagandës ruse i sanksionuar nga BE
Foto: euronews.al

Në postimet e shpërndara nga komentatori irlandez shfaqeshin pamje nga protestat në kryeqytet, ku pretendohej se mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe se studentët u kanë vënë zjarrin ministrive e bankave, ndërsa u shkrua se kaosi po mbizotëron në qytet. Duke ironizuar qëndrimet e tij ndaj vendit tonë, Rama ka lidhur sulmet me ecurinë e Shqipërisë. «Po me Shqipërinë pse? Se Shqipëria e teproi me ngjitjen e saj lart dhe afrimin e shpejtë te objektivi historik: Anëtarësimi në Bashkimin Europian», u shpreh kryeministri.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Besmir Beja shkarkohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

    17% e leximeve arrijnë 75% të artikullit politike

  2. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    39% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme