Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Kuvendi i Nikshiqit rrëzon nismën për çnjohjen e Kosovës

Partia e Milan Knezheviqit kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2008, por partia tjetër pro-serbe NSD vlerësoi se kjo çështje i takon nivelit qendror.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

NIKSHIQ — Kuvendi Komunal i Nikshiqit ka hedhur poshtë nismën e Partisë Demokratike Popullore (DNP) për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Organi lokal legjislativ argumentoi se nuk ka kompetencë ligjore apo kushtetuese për të marrë vendime për çështje të politikës së jashtme.

Kuvendi i Nikshiqit rrëzon nismën për çnjohjen e Kosovës
Foto: Milan Kneževič / Wikimedia Commons

Nisma e propozuar nga partia pro-serbe DNP, e udhëhequr nga Milan Knezheviq, synonte që komuna të deklaronte se vendimi i vitit 2008 për njohjen e Kosovës ishte marrë kundër vullnetit të qytetarëve, duke e cilësuar atë si pjesë të Serbisë.

Mirëpo, nisma u kundërshtua nga partia tjetër e pushtetit lokal, Demokracia e Re Serbe (NSD). NSD-ja theksoi se vendimet për njohje shtetesh janë kompetencë ekskluzive e qeverisë qendrore dhe se kjo parti nuk do të lejojë nisma të tilla në Nikshiq.

Kjo përplasje tregon dallimet brenda bllokut pro-serb në Mal të Zi, pavarësisht qëndrimeve të ngjashme për Kosovën. Ngjarje të tilla nuk janë të rralla në vend, ku më parë edhe një asamblistja e Plevles doli kundër bashkëpunimit zyrtar me shtetin fqinj.

Nga ana tjetër, sipas raportimeve të medias malazeze Pobjeda, Bashkimi Evropian u ka përcjellë jozyrtarisht shqetësimin autoriteteve në Podgoricë. BE-ja ka paralajmëruar se nisma të tilla për çnjohjen e Kosovës mund të ndikojnë negativisht në procesin e integrimit evropian të shtetit malazez.

Burim: Epoka e Re
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ulpianë, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme