Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Kushtet e motit krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor të juglindjes

Mjegulla e dendur përfshin disa akse nacionale në juglindje të vendit, ndërsa autoritetet shtojnë patrullat dhe apelojnë për kujdes.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një pjesë e madhe e juglindjes së vendit është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse nacionale. Për shkak të uljes së dukshmërisë, situata më problematike paraqitet në segmentin nga fshati Libonik deri në Grabovicë të aksit Korçë-Pogradec, në rrugën Voskop-Voskopojë, në segmentin Boboshticë-Dardhë, në pjesë të ndryshme të aksit Qafë Plloçë-Qukës, si dhe në majën e Qafë Thanës.

Kushtet e motit krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor të juglindjes
Foto: euronews.al

Përballë këtyre kushteve atmosferike, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të reduktojnë shpejtësinë. Nga ana tjetër, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka shtuar patrullat në akset problematike me qëllim monitorimin e situatës dhe garantimin e sigurisë për përdoruesit e rrugës, ndërsa deri tani nuk raportohen aksidente rrugore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme