Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:30 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë KOS

Ligji për KPM-në dhe sulmet e politikanëve rrezikojnë lirinë e mediave

Juristja e mediave thotë se miratimi nga Kuvendi i Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media dhe financimi i pamjaftueshëm i RTK janë faktorë kryesorë

Redaksia ZHURMA 10:44 Përditësuar 12:25 1 min lexim
Ligji për KPM-në dhe sulmet e politikanëve rrezikojnë lirinë e mediave
FOTO · Foto: Mala Llapashtica / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka ndarë pjesë nga raporti “Kosovë: Rikthimi i lirisë së medias pas rënies” i bërë nga raporti i misionit faktmbledhës. Kusari ka bërë të ditur faktorët kryesorë të këtij vlerësimi, ku një ndër to është edhe miratimi nga Kuvendi i Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media (ligjit për media) – i cili më pas u shpall antikushtetues – që do të rriste kontrollin politik mbi KPM, financimi i pamjaftueshëm dhe presionet ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), si dhe shtimi i vazhdueshëm i sulmeve verbale dhe denigrimit të gazetarëve nga politikanë të partisë në pushtet.

Ky raport është realizuar më datat 24–26 mars 2026, ku partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve organizuan një mision faktmbledhës në Prishtinë. Raporti është rezultat i misionit faktmbledhës dhe është hartuar nga anëtarët e delegacionit dhe pasqyron gjetjet kryesore dhe ofron rekomandimet përkatëse.

Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA

Komentet