Kurti thotë se FSK-ja u gjet me një pushkë e tani ka mbi 40 armatime
Kryeministri Albin Kurti flet për zgjerimin e kapaciteteve të FSK-së dhe synimet për investime në ushtri gjatë një postimi.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ditën e Forcës e ka shënuar në Tiranë në prag të festave të nëntorit, ndërkohë që ka bërë të ditur synimin qeveritar për të investuar mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual. Sipas tij, në mandatin e kaluar buxheti i ushtrisë është trefishuar dhe deri më tani janë rekrutuar 3,220 ushtarë të rinj, duke e afruar Kosovën me përmbushjen e kapaciteteve ushtarake të parapara për vitin 2028 dhe duke i përshpejtuar objektivat për dy vjet.
Kurti deklaroi se gjatë qeverisjes së tij arsenali i Forcës së Sigurisë së Kosovës është zgjeruar në mbi 40 lloje sistemesh armatimi, krahasuar me periudhën e mëparshme prej 12 vitesh kur kjo forcë kishte vetëm një lloj pushke dhe një lloj pistolete. Ai po ashtu ka përmendur nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve, e cila do të jetë ndërmarrje publike me prodhim vendor. «Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s», tha ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


