Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryeministri Albin Kurti u takua me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryeministri Albin Kurti u takua me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin bisedoi mbi të drejtat e komuniteteve, përfshirë përdorimin e gjuhëve, arsimin dhe shërbimet publike. Gjatë takimit, Kurti ngriti shqetësimet për diskriminimin sistemik ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përmendur çështjen e fshirjes së adresave, pengesat në arsim dhe përfaqësimin e papërshtatshëm në institucionet publike.

Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Foto: albeu.com
Video · TV Dukagjini · YouTube ↗

Kurti kërkoi angazhim të drejtpërdrejtë dhe ndjekje konkrete për këto çështje, duke deklaruar se Serbia duhet të përmbushë standardet evropiane për mbrojtjen e komuniteteve, të garantojë barazi të vërtetë për shqiptarët dhe të respektojë të drejtat e njeriut e civile. Ai theksoi se të drejtat e tyre nuk mund të mbeten peng i vullnetit politik të një sistemi autokratik.

Gjatë bisedave u trajtua edhe zbatimi i ligjit për mbrojtjen e pronës publike, mjedisin dhe burimet ujore. Kurti rikujtoi se barazia para ligjit është një nga themelet e Republikës së Kosovës dhe se Kushtetuta garanton për komunitetet jo shumicë të drejta të gjera që në disa fusha tejkalojnë standardet evropiane të mbrojtjes.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ulpianë, Prishtinë 22 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme