Kurti: Integrimi në SEPA kursen 58 milionë euro në vit
Kryeministri falënderon deputetët për miratimin e ligjit që i hap rrugë Zonës së Vetme të Pagesave në Euro.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i vendit ka shprehur falënderimin e tij për deputetët që votuan në lexim të dytë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit. Miratimi i këtij ligji i mundëson vendit të plotësojë kushtin e fundit për t'u integruar në sistemin evropian të pagesave.
Sipas kreut të ekzekutivit, ky integrim mundëson transferta bankare me tarifa shumë më të ulëta, duke sjellë kështu një kursim vjetor prej rreth pesëdhjetë e tetë milionë eurosh për qytetarët, bizneset dhe diasporën.