Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Paga minimale në Kosovë mbetet ende e tatuar për punëtorët

Paga minimale ka arritur në 500 euro bruto, por punëtorët marrin në llogari 456.50 euro për shkak të tatimit dhe kontributit pensional.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Paga minimale në Kosovë është rritur në 500 euro bruto gjatë këtij viti, ndërsa në llogaritë bankare të punëtorëve derdhen 456.50 euro. Megjithëse Qeveria ka premtuar se do ta lirojë pagën minimale nga tatimi, ajo nuk ka bërë ende të ditur se kur do të zbatohet kjo masë, sa punëtorë do të përfitojnë dhe sa do t'i kushtojë buxhetit të shtetit.

Paga minimale në Kosovë mbetet ende e tatuar për punëtorët
Foto: botasot.info

Edhe nëse ky premtim realizohet, të punësuarit përsëri nuk do t'i marrin të plota 500 eurot, pasi do të vazhdojnë të paguajnë kontributin e detyrueshëm pensional. Nga paga bruto prej 500 eurosh mbahen 25 euro për kontributin pensional dhe 18.50 euro për tatimin në të ardhura. Sipas rregullave në fuqi, nga paga bruto zbritet kontributi pensional prej pesë për qind, kurse tatimi llogaritet mbi pjesën e mbetur, ku të ardhurat deri në 250 euro nuk tatohen.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 24 kamera →