Kurti: Arlinda kërkoi mbrojtje, por nuk e mori atë që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar hetim të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri theksoi se viktima kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej, duke iu drejtuar Prokurorisë për ndihmë.
«Një bashkëqytetare e jona kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne», u shpreh Kurti nga foltorja e Kuvendit, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të sqarojnë se si u trajtuan denoncimet e saj dhe pse nuk pati masa konkrete mbrojtëse.
Sipas kryeministrit, çdo shkelje në këtë rast duhet të zbardhet plotësisht, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen vazhdon të mbetet në arrati.