Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Pse akuzohet Kurti se është kapur nga mafia energjetike?

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri thotë se administrata e tij është e kapur nga mafia energjetike dhe se nuk i është vërtetuar që rryma nuk merret nga Vuk Hamoviq

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka akuzuar administratën e Albin Kurtit se është e kapur nga mafia energjetike. Ajo tha se asnjëherë nuk i është vërtetuar që rryma nuk merret nga Vuk Hamoviq. "Këta me mafi energjetike e kanë keq, po tani me qata janë bo", ka thënë Ymeri në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

Pse akuzohet Kurti se është kapur nga mafia energjetike?
Foto: Albin Kurti 2025 / Wikimedia Commons

Ymeri vijoi duke thënë se situata me gazin amerikan nuk ka të bëjë me ndonjë inat të Kurtit me Amerikën, por vetëm me profiterizëm dhe me të qenit "të kapur nga mafia". "Prej kujt e marrim na rrymën, edhe kujt ia japim rrymën, nuk janë prodhues". "Me ideologji s’ka. Profiterizëm. Nuk është najfar interesi a najfar inati me Amerikë, që po i shoh do media, po është: fiton ma shumë prej importit. Edhe mendoj që janë të kaptë prej mafisë energjetike edhe interesat që i kanë pasë para se me ardhë në Qeveri janë veç t’u i shty tutje".

Burim: Klan Kosova, https://klankosova.tv/jane-te-kapur-prej-mafise-energjetike-ymeri-per-refuzimin-e-gazit-amerikan-video-1/

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Gjilani 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme