Vazhdo leximin
e shtunë, 24 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Muharremi: Kuvendi mund të ndryshojë ligjin e kthyer nga Presidentja

Eksperti ligjor argumenton se deputetët mund t'i adresojnë vërejtjet përmes amendamenteve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ndërsa presidentja ende nuk është deklaruar për dekretimin e ndryshimeve lidhur me ligjin e Speciales, eksperti ligjor Robert Muharremi vlerëson se Kuvendi i Kosovës mund ta ndryshojë një ligj të kthyer nga kreu i shtetit për rishqyrtim. Në analizën e tij, ai kundërshton interpretimin se deputetët mund vetëm ta konfirmojnë tekstin e miratuar më parë ose ta rrëzojnë atë, duke argumentuar se një kufizim i tillë do ta zhvishte rishqyrtimin nga përmbajtja dhe do ta humbiste çdo kuptim substancial detyrimin kushtetues.

Muharremi: Kuvendi mund të ndryshojë ligjin e kthyer nga Presidentja
Foto: ekonomiaonline.com

Sipas Muharremit, neni 84, paragrafi 6, i Kushtetutës i njeh Presidentit të drejtën e kthimit të ligjeve, ndërsa neni 80, paragrafi 3, e detyron t'i paraqesë arsyet e kthimit. Ai i referohet gjithashtu Aktgjykimit KO57/12 të Gjykatës Kushtetuese të datës 20 shtator 2012, duke theksuar se ai nuk vendos ndalim për ndryshimin e ligjit. Për më tepër, Rregullorja e Punës së Kuvendit përcakton se ligji i kthyer kalon në komisionin përgjegjës raportues, i cili mund të rekomandojë amendamente për vërejtjet presidenciale.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →