Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Ndalen kamionët mbi 20 tonë në autudhë — shkak temperaturat mbi 32°C

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit hyn në fuqi sot nga ora 11:00 deri në 17:30 për shkak të temperaturave mbi 32°C.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 7 gusht, do të zbatohet një kufizim i përkohshëm i qarkullimit në autudhë për automjetet e transportit të mallrave me peshë totale mbi 20 tonë. Kjo masë vjen për shkak të parashikimit të temperaturave të larta mbi 32°C.

Ndalen kamionët mbi 20 tonë në autudhë — shkak temperaturat mbi 32°C
Foto: Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons

Sipas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, kjo ndalesë në autudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30. Policia u bën thirrje ngasësve dhe operatorëve ekonomikë që të respektojnë orarin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me udhëzimet.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të vazhdojë pa asnjë kufizim. Nga kjo masë përjashtohen vetëm automjetet e shërbimeve emergjente, shëndetësore dhe organet e rendit e sigurisë.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 23 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme