Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Pse regjistrohen kufijtë zyrtarë të Qendrës Historike të Prishtinës?

Ministria e Kulturës dhe Turizmit njofton se kufijtë janë të qasshëm në Gjeoportalin e Kosovës për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës kanë bërë të ditur se kufijtë zyrtarë të perimetrit dhe zonës mbrojtëse të Qendrës Historike të Prishtinës tashmë janë regjistruar dhe janë të qasshëm në platformën Gjeoportali i Kosovës.

Pse regjistrohen kufijtë zyrtarë të Qendrës Historike të Prishtinës?
Foto: GentiBehramaj / Wikimedia Commons

Qendra Historike e Prishtinës si aset i trashëgimisë kulturore – fushë e konservimit arkitektural me numër unik 4790, është pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme që nga viti 2020, ndërsa mbrojtja e saj është konfirmuar edhe me vendimin e fundit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në njoftim thuhet, se publikimi i kufijve të perimetrit dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportal përbën një hap të rëndësishëm në zbatimin e parimit të konservimit të integruar, ku trashëgimia kulturore trajtohet si pjesë e planifikimit hapësinor, zhvillimit urban dhe proceseve të vendimmarrjes. Sipas institucioneve, ky proces do të mundësojë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve, planifikim më të përgjegjshëm dhe vendimmarrje të bazuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →