Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kryetari i Fushë-Kosovës viziton Ulqinin për menaxhimin e mbetjeve

Delegacioni i Fushë-Kosovës vizitoi deponinë Mozhura dhe u njoh me praktikat e Ulqinit për menaxhimin e mbetjeve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, i shoqëruar nga Pranvera Merovci dhe Vlora Tosuni, zhvilloi të hënën një vizitë pune në Ulqin. Delegacioni fillimisht vizitoi Deponinë Sanitare Rajonale Mozhura, ku u njoh me funksionimin dhe menaxhimin e saj.

Foto: Ulcinj info
Foto: Foto: Ulcinj info
Video · YouTube ↗

Në takimin në Komunën e Ulqinit, Prebreza njoftoi për ndryshimin e menaxhimit në deponimin e mbeturinave në Kosovë. Fokusi ishte shkëmbimi i përvojave për menaxhimin modern të mbetjeve, me interes për projektet inovative të Ulqinit, si kontejnerët inteligjentë dhe Qendra e Ripërdorimit.

U vlerësua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, veçanërisht në mbrojtjen e mjedisit dhe ekonomi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 23 kamera →