Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Gjenden mbetje njerëzore në Zubin Potok — dyshohet për 23 të zhdukur

Gërmimet për varrezë masive mund të zgjasin, identifikimi i të gjeturve merr kohë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

ZUBIN POTOK — Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, sot ka vizituar lokacionin në Zubin Potok, ku po dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë. Sipas dyshimeve fillestare, në këtë lokacion mund të ndodhen mbetjet mortore të 23 personave të zhdukur më 19 prill 1999, të njohur si “Grupi i intelektualëve të Mitrovicës”.

Gjenden mbetje njerëzore në Zubin Potok — dyshohet për 23 të zhdukur
Foto: Ilustrim · Supreme Court of Kosovo (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

Isufaj deklaroi se deri më tani është konfirmuar se mbetjet e gjetura janë me origjinë njerëzore, por theksoi se procesi i identifikimit është i ndërlikuar dhe kërkon kohë, pasi çdo mbetje duhet të trajtohet sipas standardeve të mjekësisë ligjore dhe të identifikohet përmes analizave të ADN-së.

Ai falënderoi Policinë e Kosovës, prokurorët specialë dhe ekipin e Institutit të Mjekësisë Ligjore për punën që po zhvillojnë në terren. “Po, gërmimet kanë filluar. Së pari, dua ta shfrytëzoj rastin për ta falënderuar Policinë e Kosovës për punën e madhe që kanë bërë, njëkohësisht duke i falënderuar edhe kolegët e mi, prokurorët specialë dhe stafin.”

Policia e Kosovës ka identifikuar dy serbë që dyshohen për përfshirje në vrasjen dhe varrosjen e 23 civilëve shqiptarë gjatë luftës së vitit 1999. Hetimet për rastin janë në vazhdim, ndërsa procesi i gërmimeve pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme