Kryeministri Rama lëshon fyerje të rënda ndaj socialistëve në Asamble
Detaje të reja nga mbledhja e mbyllur e Partisë Socialiste tregojnë për fyerje dhe përplasje të ashpra mes drejtuesve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka qenë shumë më e tensionuar se ç'u paraqit publikisht, teksa Edi Rama ka mbajtur një nga fjalimet më të ashpra ndaj deputetëve dhe drejtuesve. Kryeministri i ka akuzuar socialistët se u tërhoqën në momentin e presionit më të madh politik dhe të protestave, duke u drejtuar pyetjen se ku ishin kur Tirana u dogj. Gjatë fjalimit, ai ka përdorur shprehjen se ata kanë vetëm logon ndërsa votat i ka ai, duke shtuar se pa të janë një mut.
Në këtë mbledhje të tensionuar, Rama ka kërkuar gjithashtu që Elisa Spiropali të mos marrë më pjesë në mbledhjet e Asamblesë, duke saktësuar se ajo mund të mbetet anëtare e partisë por jo pjesë e këtij forumi. Nga ana tjetër, ndër të paktët emra që morën referenca pozitive ishin Taulant Balla, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Albana Koçiu dhe Ervin Demo, ndërsa për Koçiun u tha se është kryetarja që Tirana ka nevojë sot, duke u pasuar nga pozicionimi i saj dhe i Demos në drejtimin e strukturave në Tiranë.