Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

KPK miraton raportin vjetor, Krasniqi flet për arritjet dhe sfidat

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka votuar Raportin për zbatimin e Planit Strategjik gjatë vitit 2025.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhje ku është votuar Raporti për vitin 2025 për Zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të Veprimit të Sistemit Prokurorial. Dokumentin e ka prezantuar anëtari i Këshillit, Milot Krasniqi, i cili ka vënë në pah rëndësinë e Planit Strategjik trevjeçar 2025-2027.

KPK miraton raportin vjetor, Krasniqi flet për arritjet dhe sfidat
Foto: albeu.com
Video · Ekonomia Online · YouTube ↗

Krasniqi theksoi se ky plan mbështetet në tri shtylla kryesore që përfshijnë forcimin e sundimit të ligjit, efikasitetin në luftimin e kriminalitetit, si dhe transparencën dhe qasjen në drejtësi. Gjatë procesit të monitorimit nga grupi punues pati vonesa të theksuara për shkak të ndryshimeve në përbërjen e Këshillit dhe mosfunksionimit të strukturës, por u përgatit një dokument prej 107 faqesh. «Këshilli, me qëllim të monitorimit të zbatimit të këtij dokumenti strategjik dhe planit të veprimit, kishte themeluar me kohë një grup punues, mirëpo ndërkohë ishin kryer edhe disa ndryshime», u shpreh ai.

Ndër arritjet e vitit 2025 u përmend avancimi i kornizës ligjore dhe institucionale me miratimin e akteve nënligjore për ekipet e përbashkëta hetimore, organizimin e administratës, transferimin e prokurororëve dhe normën orientuese. Po ashtu, u theksua rritja e transparencës përmes transmetimit direkt të mbledhjeve dhe funksionalizimit të ueb-faqes më 6 tetor 2025, ndërsa u hartuan edhe raporte për vlerësimin e prokurorëve, u miratua strategjia për krime të luftës dhe u morën masa për sigurinë e sistemit SMIL.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme