Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

LVV pranon rrezikun e zgjedhjeve të reja nëse nuk sigurohen 80 vota për president

LVV-ja dhe LDK-ja nuk kanë arritur një marrëveshje politike

Redaksia ZHURMA 08:41 Përditësuar 16:23 1 min lexim
LVV pranon rrezikun e zgjedhjeve të reja nëse nuk sigurohen 80 vota për president
FOTO · Foto: Kosovo’s President Osmani- We need a credible EU roadmap for our region’s future / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin marrëveshje politike për të siguruar minimumi 80 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri. Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, thotë se preferojnë një marrëveshje me LDK-në, por, sipas tij, janë në pritje të zhvillimeve të brendshme në këtë parti pas kërkesave për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Sipas Qorrollit, negociatat kanë qenë në rrugë të duhur për të arritur një marrëveshje të tillë, në mënyrë që të hyhet në seancë, të zgjidhet kryetari i Kuvendit, të rikonfirmohet në detyrë kryeministri Kurti dhe më pas të zgjidhet edhe çështja e presidentit, duke i dhënë Kosovës institucione stabile.

Zyrtarë të kësaj partie thonë se aktualisht fokusi mbetet te zhvillimet e brendshme pas kërkesave për shkarkimin e Lumir Abdixhikut. Ndërkohë, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, vlerëson se në mungesë të një marrëveshjeje politike vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

Anëtari i PDK-së, Shemsi Jashari, kritikoi ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për vonesën në thirrjen e seancës konstituive. Ai tha se PDK-ja do të mbetet në opozitë, ndërsa mungesa e një marrëveshjeje politike, sipas tij, e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nëse partitë nuk arrijnë pajtim për një kandidat konsensual për president. “Nëse nuk arrihet kompromis për një emër që do t’i kënaqte të gjitha partitë politike, pra për një kandidat konsensual, zgjedhjet mund të duken të pashmangshme. Megjithatë, ne nuk i dëshirojmë zgjedhjet, sepse nuk janë zgjidhja më e mirë.”

Sipas Kushtetutës, presidenti i ri zgjedhet me të paktën 80 vota në dy raundet e para të votimit. Për këtë arsye pa një marrëveshje politike ndërmjet partive parlamentare, zgjedhja e presidentit konsiderohet pothuajse e pamundur.

Burim: RTV21, rtv21.tv
— Redaksia ZHURMA

Komentet