Zhurma Press E Diel · 06 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

Ku ndodh qëndrimi i BE-së?

Ministri Konjufca kërkon reagim më të ashpër ndaj deklaratave të Paunoviqit

Redaksia ZHURMA 04:15 Përditësuar 16:45 1 min lexim
Ku ndodh qëndrimi i BE-së?
FOTO · Foto: Glauk Konjufca portrait / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke kërkuar një reagim më të ashpër të BE-së ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Në letrën e tij, Konjufca e cilëson deklaratën si një "lavdërim të qëllimshëm të krimeve të luftës", nxitje të urrejtjes dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, retorika e një ministreje në detyrë nuk mund të trajtohet si një gafë e zakonshme, pasi intervista e saj ishte, siç tha ai, e mbushur me përmbajtje revizioniste dhe armiqësore që dëmton dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca shprehu gjithashtu pakënaqësi me reagimin fillestar të Bashkimit Evropian, duke thënë se ai ishte i vonuar dhe i kufizuar.

Në dokumentin dërguar Kallasit, ministri i Jashtëm në detyrë kërkon që BE-ja: të dënojë publikisht dhe qartë deklaratën e ministres Paunoviq; t'ua rikujtojë autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të papajtueshme me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit; ta trajtojë këtë çështje në kuadër të dialogut politik me Serbinë dhe në procesin e integrimit evropian.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Komentet