Zhurma Press E Martë · 08 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:32 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Ekonomi KOS

Pse mund të humbasë Kosova 40 milionë euro?

Kosova nuk po shihet si terren atraktiv për investime për shkak të krizës 2-vjeçare politike dhe mosmiratimit të ligjeve

Redaksia ZHURMA 22:26 Përditësuar 16:35 1 min lexim
Pse mund të humbasë Kosova 40 milionë euro?
FOTO · Foto: Interpreting booth Van Maerlant building European Union Brussels 01 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Afati po soset, e zgjidhja nuk shihet gjëkundi. 7 gushti është dita e fundit për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit, e kriza gati 2-vjeçare politike po cilësohet se po dëmton edhe jetën ekonomike. Kosova mund të humbë edhe 40 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian për shkak të mosmiratimit të ligjeve, teksa këto mjete, sipas disa vlerësimeve, mund t'u alokohen vendeve fqinje. Për këtë shkak, thuhet se Kosova nuk po shihet si terren atraktiv as për investime. Në këtë situatë, sikur të kishte institucione, do të duhej të aplikoheshin reforma ekonomike për të rritur mirëqenien sociale. —

Sipas Telegrafit, rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova është në vendin e parë për inflacion. Përfaqësuesit e bizneseve thonë se ndërprerjet e rrymës po dëmtojnë prodhimin dhe po largojnë investitorët nga Kosova. —

Koha raporton se Kosova importoi 40% më shumë rrymë në maj, prodhimi nga termocentralet ra mbi 45%. —

— Burim: Ekonomia Online, Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë, — Redaksia ZHURMA

Komentet