Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Kosova humb fonde të BE-së dhe rrezikon 131 milionë euro të tjera

Mosrealizimi i reformave ka sjellë humbjen e miliona eurove nga Plani i Rritjes për disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Bashkimi Europian ka ndarë fonde për Ballkanin Perëndimor përmes Planit të Rritjes për periudhën 2024–2027, por disa qeveri nuk kanë arritur t'i përthithin për shkak të mosrealizimit të reformave. Për Kosovën, e cila kaloi një krizë të gjatë politike, ishin vënë në dispozicion 882.6 milionë euro. Prishtina mori 61.8 milionë euro si parafinancim, por humbi përfundimisht 43.8 milionë euro pasi nuk përmbushi gjashtë nga trembëdhjetë reformat e kërkuara deri në qershor, përfshirë ato në drejtësi, energji dhe luftimin e krimit të organizuar. Vendi rrezikon gjithashtu 131.5 milionë euro të tjera, për të cilat ka afat deri në fund të dhjetorit.

Kosova humb fonde të BE-së dhe rrezikon 131 milionë euro të tjera
Video · YouTube ↗

Në të njëjtën situatë janë edhe vendet e tjera të rajonit. Serbia kishte një alokim fillestar prej 1 miliard e 586.4 milionë eurosh, nga të cilat ka marrë 167.6 milionë euro, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka pësuar një zvogëlim të alokimit fillestar me dhjetë për qind për shkak të vonesave në miratimin e Agjendës së Reformave, duke mos marrë ende as parafinancimin. Paratë e humbura deri më tani, që kapin vlerën e 338 milionë eurove, «do ti shkojnë Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut», siç deklaroi shefja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Veternik 2 Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Azemi: Jon Sadiku më kërcënoi dhe organizoi mashtrimin me leukeminë

    56% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Vdes një burrë gjatë transportimit mjekësor nga Rahoveci në Gjakovë

    40% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme