Incident në Burrel, i dënuari dhunon punonjësin e policisë
Një i dënuar me 25 vite burg ka goditur një efektiv policie në burgun e sigurisë së lartë në Burrel gjatë turnit të tretë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel gjatë turnit të tretë, ku një i dënuar ka goditur me grushte një punonjës të policisë së burgjeve. I dënuari D.Y., i cili po vuan një dënim prej 25 vitesh burgim, ka kërkuar të shkojë në tualet dhe sapo efektivi A.B. ka hapur derën, e ka qëlluar në kokë me petrogaz. Si pasojë e dhunës, punonjësi i policisë ka mbetur i dëmtuar, është trajtuar nga mjekët, ka marrë disa qepje në kokë dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. I burgosuri është izoluar pas incidentit.
Grupi i hetimit të Prokurorisë së Dibrës ka pyetur të burgosurin lidhur me ngjarjen, i cili është përgjigjur se veprimi i tij erdhi pasi «ma tha truri». Drejtoria e Burgjeve nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



