Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Kosova dhe Izraeli ndajnë nga një pikë në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës barazon pa gola në shtëpi kundër Izraelit, duke luajtur me një lojtar më pak në minutat e fundit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të sigurojë më shumë se një pikë në Prishtinë pas barazimit pa gola kundër Izraelit. Vendasit e nisën ndeshjen më mirë duke krijuar mundësi shënimi përmes Kreshnik Hajrizit dhe Edon Zhegrovës, ndërsa debutuesi Lindrit Kamberi goditi traversën me kokë.

Kosova dhe Izraeli ndajnë nga një pikë në Prishtinë
Foto: telegrafi.com
Video · Euronews Albania · YouTube ↗

Pavarësisht dominimit të “Dardanëve”, situata u vështirësua në minutën e 72-të kur mesfushori Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje në mesfushë, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak për më shumë se 25 minuta. Izraeli mori posedimin e topit pas përjashtimit, por nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme për shënim, ndërsa Zhegrova pati edhe një mundësi tjetër që përfundoi jashtë portës.

Me këtë barazim, Kosova ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve dhe do të udhëtojë drejt Dublinit për t'u ballafaquar me Irlandën pas tre ditëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme