Vazhdo leximin
e shtunë, 17 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik

Ministrja Mimoza Kusari-Lila priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik
Foto: telegrafi.com

Gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar ndërmjet dy vendeve. Sipas njoftimit zyrtar, bisedimet janë fokusuar te sektorët me potencial për rritje dhe zgjerim, si dhe te aktivitetet e përbashkëta të radhës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 23 kamera →