Gjini: Aleanca do të jetë mburojë për qytetarët ndaj abuzimit me pushtetin
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti që drejton do të mbrojë qytetarët ndaj abuzimit me pushtetin nga niveli qendror.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi të rregullt me drejtorët komunalë nga radhët e partisë ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Në këtë mbledhje të Kolegjiumit të Drejtorëve, ku u diskutua organizimi dhe funksionimi i brendshëm i subjektit, ai u bëri thirrje zyrtarëve komunalë që të tregojnë saktësi në punë dhe korrektësi në raport me qytetarët.
Sipas njoftimit të AAK-së, «Kryetari Gjini theksoi se Aleanca do të jetë mburojë për qytetarët e Kosovës kundrejt abuzimit që po ndodh me pushtetin nga niveli qendror». Krahas takimeve të rregullta me strukturat, u bë e ditur se do të vazhdojnë edhe takimet në terren për të prezantuar platformën politike dhe vizionin e partisë për zhvillimin e vendit.