Korreshi: Po riktheni diktaturën me ligjin për tubimet
Deputeti i Partisë Demokratike kritikon Niko Peleshin në Kuvend për standarde të dyfishta dhe akuza ndaj mazhorancës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur akuza të ashpra në Kuvend ndaj kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi, dhe mazhorancës për standarde të dyfishta në drejtimin e seancave parlamentare. Korreshi e pyeti Peleshin nëse dëgjonte nga veshi i majtë, duke pretenduar se ai nuk kishte reaguar ndaj fjalorit fyes të përdorur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat u shpreh se nëse lejohen sharjet dhe fyerjet, Kuvendi do të kthehet te berberhanet dhe brisku, ndërsa solli në vëmendje një shprehje të përdorur nga pala tjetër. Korreshi gjithashtu kundërshtoi ashpër projektligjin për tubimet dhe aktin normativ, duke paralajmëruar se ndryshimet e propozuara rrezikojnë liritë themelore dhe mund të rikthejnë praktika të diktaturës.
Sipas tij, mazhoranca po përpiqet të legjitimojë dhunën ndaj protestuesve, duke përmendur përdorimin e shkopinjve të gomës, gazit lotsjellës dhe armëve të drejtuara ndaj qytetarëve.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



