Korreshi ironizon Bashkinë pas ndotjes së ujit në Lushnjë
Pas Vlorës, banorët e Lushnjës denoncojnë ujin e ndotur në rubinete, ndërsa deputeti ironizon bashkinë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
VLORË — Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast i ngjashëm raportohet në Lushnjë, ku uji që qytetarët e paguajnë për konsum rezulton i ndotur. Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar pamje nga lagjja “Xhevdet Nepravishta”, ku duket qartë se uji në rubinete është në ngjyrë të errët dhe sipas tij mban gjithashtu erë të rëndë. Ky shënohet si rasti i dytë që banorët e Lushnjës ngrenë shqetësimin se uji i rubineteve shkon i ndotur, duke ngritur kështu alarm për sigurinë e konsumatorëve.
Në reagimin e tij lidhur me këtë situatë, Korreshi thekson se problemi është denoncuar disa herë, ndërsa përgjigja zyrtare mbetet e zakonshme. «Bashkia na ka hapur “parfumeri falas” në çdo rubinet me erë të rëndë që të merr frymën. Është denoncuar disa herë» – shkruan deputeti.