Konsumimi i duhanit rrit rrezikun e shfaqjes së demencës
Studiuesit australianë tregojnë lidhjen mes sasisë së cigareve të konsumuara dhe shanseve për të zhvilluar demencë e Alzheimer.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Duhanpirja lidhet ngushtë me rritjen e rrezikut për demencë, sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën vaskulare. Sipas të dhënave, duhanpirësit kanë 31% më shumë gjasa të zhvillojnë demencë krahasuar me personat që nuk kanë pirë kurrë duhan, ndërsa rreziku arrin në 40% për sëmundjen e Alzheimerit dhe 52% për demencën vaskulare.
Studiuesit theksojnë se mundësia për të zhvilluar këto sëmundje rritet në bazë të sasisë së cigareve të konsumuara në ditë. Personat që pinë 10 cigare në ditë kanë 16% më shumë rrezik për demencë, ndërsa te ata që konsumojnë 20 cigare në ditë, ky rrezik shkon në 34%.
Nisur nga këto gjetje, ekspertët sugjerojnë zgjerimin e fushatave kundër duhanit, duke përfshirë paralajmërimet për ndikimin e tij në funksionet e trurit dhe aftësitë njohëse në paketat e cigareve dhe në programet për ndërprerjen e duhanpirjes.