Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Konsumatorë të shkyçur nga ujësjellësi në Prishtinë për shkak të borxheve

Afro 50 konsumatorë janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve të papaguara.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Kompania Rajonale e Ujësjellësit «Prishtina» ka njoftuar se afro 50 konsumatorë, duke përfshirë biznese dhe amvisëri, janë shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit gjatë tri ditëve të fundit për shkak të borxheve të prapambetura. Sipas njoftimit të kompanisë, detyrimet e konsumatorëve të shkyçur variojnë nga 300 deri në 3,000 euro.

Konsumatorë të shkyçur nga ujësjellësi në Prishtinë për shkak të borxheve
Foto: rtv21.tv

Ujësjellësi ka bërë të ditur se aksionet në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa gjatë ditës së djeshme është paralajmëruar shkyçje nga rrjeti për të gjithë ata konsumatorë që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara radhazi. Nga kompania theksojnë se «me këto aksione synohet rritja e disiplinës së pagesave dhe trajtimi i barabartë i të gjithë konsumatorëve».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme