Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Konjufca: Mërgata shqiptare nuk lindi nga dëshira, por nga dhuna e dëbimi

Bashkësia Islame e Kosovës organizoi një takim-drekë pune me imamë dhe aktivistë të diasporës

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Bashkësia Islame e Kosovës ka organizuar sot një takim-drekë pune me imamë, kryetarë të xhamive, përfaqësues të komunitetit, xhemat dhe aktivistë të saj në diasporë. Në këtë takim, i cili u mbajt në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë, mori pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Konjufca: Mërgata shqiptare nuk lindi nga dëshira, por nga dhuna e dëbimi
Foto: Bashkësia Islame e Kosovës / Wikimedia Commons

Konjufca ka thënë se mërgata shqiptare dallon nga mërgatat e vendeve të tjera, pasi sipas tij, ajo është krijuar kryesisht si pasojë e rrethanave të vështira politike dhe historike. “Ne nuk jemi mërgatë e vështirësive, nuk jemi mërgatë e sfidave të jetës. Vendet që i kanë krijuar shtetet e tyre para 200 vjetëve kanë edhe mërgatë të sfidave të jetës, që ndërrojnë qytetin, vendin apo shtetin vetëm sepse duan ta ndryshojnë vendbanimin”, ka deklaruar Konjufca.

Drejtori i Drejtorisë për Diasporë në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem Simnica, ka vlerësuar lart kontributin e mërgatës shqiptare, duke e cilësuar atë si ambasadoren më të mirë të popullit dhe fesë islame.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/konjufca-historia-e-mergates-shqiptare-eshte-histori-e-dhunes-dhe-debimit — Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme