Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Politikë Trojet

Gjeka dhe Hoxha mbrojtën projektligjin për pakicat në Venedik

Komisioni i Venedikut miratoi Opinionin mbi Projektligjin për Ndryshimet në Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjeka dhe Hoxha mbrojtën projektligjin për pakicat në Venedik
Licenca: platform

Komisioni i Venedikut ka miratuar Opinionin mbi Projektligjin për Ndryshimet në Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave. Fatmir Gjeka, Ministri i të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, së bashku me Astrit Hoxhën, Sekretar i Shtetit në atë departament, morën pjesë në takimin e Komisionit ku mbrojtën propozim ligjin.

Video · YouTube ↗

Gjatë takimit, u theksua se për Malin e Zi çështja e të drejtave të pakicave ka rëndësi kushtetuese dhe shoqërore. Ministri Gjeka falënderoi gazetarët, Sekretariatin dhe anëtarët e Komisionit të Venedikut për analizën dhe dialogun konstruktiv. Ai deklaroi se Qeveria e Malit të Zi do t’i qaset me përgjegjësi finalizimit të tekstit ligjor, i cili synon të sigurojë pjesëmarrjen efektive të pakicave, institucione më të qarta dhe të përgjegjshme, menaxhim transparent të fondeve publike dhe mbrojtje reale të të drejtave të anëtarëve të kombeve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 27 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →